**Hazard flet për marrëdhënien me Salahun: Gjithmonë kemi pasur raporte të mira!**
Ish-futbollisti i njohur belg, Eden Hazard, ka shprehur respekt dhe admirim për sulmuesin egjiptian Mohamed Salah, duke theksuar marrëdhënien e shkëlqyer mes tyre, pavarësisht krahasimeve të vazhdueshme që janë bërë mes dy lojtarëve ndër vite.
Hazard deklaroi se ishte gëzuar për golat e shënuar nga sulmuesi egjiptian dhe theksoi se mes tyre kishte ekzistuar gjithmonë një respekt i ndërsjellë.
“Isha i lumtur kur e pashë të shënonte këtë fundjavë,” deklaroi Hazard.
“Gjithmonë kemi pasur një marrëdhënie të mirë. Kemi luajtur bashkë, shpesh edhe si kundërshtarë, jemi krahasuar vazhdimisht… por ai është një individ i shkëlqyer. Shpresoj të vazhdojë të shënojë gola,” shtoi ai.
