**Ramush Haradinaj për ardhjen e “Listës Studenti” të Serbisë në Kosovë: Duhej të arrestoheshin!**

Ramush Haradinaj ka komentuar hyrjen në Kosovë të “Listës Studenti” nga Serbia. Sipas deputetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dikush prej tyre duhej të ishte arrestuar.

“Hyrja e tyre nga Serbia duhet të jetë me leje. Kjo është një vazhdimësi dhe është e papranueshme. Ata mund të shohin ëndrra, por institucionet e Kosovës duhet t’i përcjellin vizitat e tyre. Duhet të zbatohet ligji; ata duhet të arrestohen,” tha Haradinaj.