Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka publikuar fotografinë e një personi të dyshuar për vjedhje në Prishtinë dhe u ka bërë thirrje qytetarëve për bashkëpunim në identifikimin e tij.

Në një njoftim zyrtar, hetuesit e Sektorit të Hetimeve Rajonale në Prishtinë, me autorizim të prokurorisë, kanë shpërndarë imazhin e të dyshuarit, duke theksuar rëndësinë e ndihmës së publikut për zbardhjen e rastit.

Policia fton të gjithë ata që kanë informacione lidhur me identitetin e personit në fjalë, të kontaktojnë menjëherë organet e rendit.

Qytetarët mund të telefonojnë në numrin 192 ose të dërgojnë email në adresën info@kosovopolice.com.