**Nis Gjykimi i Stefan Raduloviqit për Sulmin në Banjskë**

Ka nisur sot seanca gjyqësore kundër Stefan Raduloviqit, i cili akuzohet për përfshirje në sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit. Raduloviq njihet publikisht edhe me pseudonimet “Telje”, “Stefi” dhe “Radule”.

Ai dyshohet se, së bashku me anëtarë të tjerë të grupit të armatosur, ka marrë pjesë në sulmin ndaj Policisë së Kosovës. Gjatë këtij sulmi, mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku dhe u plagosën disa zyrtarë të tjerë policorë.

I pandehuri aktualisht ndodhet në paraburgim, masë kjo e caktuar nga gjykata.

/Indeksonline/