Prishtina nën masa të rrepta sigurie: Njësitë Speciale vendosen pranë stadiumit “Fadil Vokrri” para ndeshjes Kosovë-Izrael
Vetëm një orë para fillimit të ndeshjes eliminatore mes Kosovës dhe Izraelit, masat e sigurisë në Prishtinë, veçanërisht rreth stadiumit “Fadil Vokrri”, janë rritur ndjeshëm.
Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës janë vendosur në afërsi të stadiumit, ku do të zhvillohet përballja e rëndësishme e futbollit.
Prania e shtuar e forcave të rendit vërehet qartë në të gjithë zonën përreth objektit sportiv, me policinë në gatishmëri të plotë për të garantuar mbarëvajtjen e qetë dhe të sigurt të ngjarjes.
