Vjollca Haxhiu kryeson me numrin e ndjekësve në Instagram, lë pas të gjitha vajzat e Big Brother VIP Kosova
Vajzat e programit televiziv “Big Brother VIP Kosova” vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes, jo vetëm në ekran, por edhe në platformat sociale. Sfidën e numrit të ndjekësve në Instagram duket se e ka fituar qartë Vjollca Haxhiu.
Sipas shifrave të publikuara, Haxhiu renditet në vendin e parë me 132 mijë ndjekës, duke lënë pas Antoneta Koçin, e cila numëron 122 mijë. Këto të dhëna janë raportuar nga Indeksonline.
Më poshtë paraqitet renditja e vajzave të “Big Brother VIP Kosova” sipas numrit të ndjekësve:
* Vjollca Haxhiu – 132 mijë
* Antoneta Koçi – 122 mijë
* Zoja Nushi – 84.5 mijë
* Shqiponja – 29.2 mijë
* Kledja – 28.2 mijë
* Anjeza Gubetini – 17.9 mijë
* Olechka – 16.3 mijë
* Alinda – 3.474
Këto të dhëna konfirmojnë se Vjollca Haxhiu ka aktualisht numrin më të madh të ndjekësve në Instagram, mes pjesëmarrëseve të edicionit të fundit të “Big Brother VIP Kosova”.
