Adri Mehmeti tregon klasin edhe me pak minuta ndaj Haitit
Kombëtarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka regjistruar një fitore bindëse me rezultatin 6:0 përballë Haitit. Në këtë ndeshje, pati mundësinë të luante edhe mesfushori i talentuar, Adri Mehmeti.
Edhe pse iu dha një kohë e shkurtër në fushë, Mehmeti arriti të tregonte potencialin dhe klasin e tij. Mesfushori 17-vjeçar ishte protagonist në aksionin që rezultoi me golin e gjashtë dhe të fundit të shënuar nga Balogun, në minutën e 82-të.
