**Dardanët nisin përgatitjet për përballjen vendimtare me Irlandën**

Kombëtarja e Kosovës, e njohur si Dardanët, ka nisur përgatitjet për ndeshjen e fundit të këtij edicioni të Ligës së Kombeve, e cila do ta vërë përballë Irlandës. Kjo vjen pas barazimit pa gola (0-0) me Izraelin dje në Prishtinë.

Në seancën stërvitore të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, përzgjedhësi Franco Foda kishte në dispozicion 13 futbollistë. Ndërkohë, lojtarët që luajtën nga minuta e parë ndaj Izraelit, kryen një seancë rigjeneruese në ambientet e hotelit.

Dardanët do të udhëtojnë pasditen e sotme drejt Dublinit, aty ku të martën do të përballen me Irlandën. Kjo sfidë konsiderohet vendimtare për pozitën e dytë në grup.