Bayerni kërkon 300 milionë euro për Olisen
Michael Olise mund të bëhet një nga transferimet më të shtrenjta në historinë e futbollit, pasi Bayern Munihu e vlerëson atë deri në 300 milionë euro.
Klubi gjerman nuk ka ndërmend ta shesë lehtë yllin francez, i cili ka tërhequr interesin e disa prej gjigantëve më të mëdhenj evropianë, përfshirë Real Madridin.
Megjithëse ishte raportuar më parë për interes konkret nga klube të ndryshme, madje edhe për një ofertë potenciale mbi 200 milionë euro, situata ka ndryshuar.
Sipas raportimeve të fundit në media, vlera e mundshme e transferimit të Olise fillimisht u përfol rreth 200 milionë eurosh, por kohët e fundit, shifra prej 300 milionë eurosh ka nisur të përmendet në diskutimet për të ardhmen e futbollistit.
Presidenti i nderit i Bayernit, Uli Hoeneß, ka folur gjithashtu mbi këto shifra, duke i quajtur të pabaza spekulimet për një largim të menjëhershëm të francezit.
Olise ka kontratë me klubin bavarez deri në vitin 2029, ndërsa drejtuesit e Bayernit synojnë ta mbajnë në radhët e tyre dhe ndoshta të negociojnë një zgjatje të kontratës.
