Aktori i njohur hollivudian Johnny Depp ka rrëfyer momentin që ndryshoi përgjithmonë mënyrën se si e shihtej etën dhe karrierën e tij, duke pranuar se ardhja në jetë e fëmijës së tij të parë i dha një kuptim të ri gjithçkaje.

Gjatë një interviste për emisionin “CBS Mornings”, aktori 63-vjeçar u kthye pas në kohë, duke kujtuarl indjen e vajzës së tij, Lily-Rose Depp, në vitin 1999, nga marrëdhënia me ish-partneren Vanessa Paradis.

“U ngrit një perde e madhe”, u shpreh Depp, duke shpjeguar se deri në atë moment nuk e kishte kuptuar se çfarë i mungonte në jetën e tij.

Ai tregoi se për vite me radhë kishte pyetur veten se përse vazhdonte të realizonte filma dhe çfarë e motivonte në karrierën e tij. Por gjithçka ndryshoi me ardhjen në jetë të fëmijës së parë.

“Deri në atë moment nuk e kisha kuptuar përgjigjen e këtyre pyetjeve. Sapo u bëra baba, gjithçka m’u bë e qartë. Ky ishte qëllimi i çdo hapi që kisha hedhur në jetën time”, rrëfeu aktori.

Depp shtoi se të bëhesh prind është një nga përjetimet më vetëmohuese, pasi në momentin që fëmija vjen në jetë, asgjë tjetër nuk ka më rëndësi.

Aktori ka edhe një djalë, Jack Depp, 24 vjeç, me ish-partneren Vanessa Paradis. Ai pranoi se edhe pse fëmijët tashmë janë rritur, ndjenja e qëllimit që fitoi kur u bë baba ka mbetur ende pjesë e jetës së tij.