Shqipëria mbyll në epërsi 1-0 pjesën e parë kundër Bjellorusisë, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve të UEFA-s. Golin e vetëm të kësaj pjese e shënoi sulmuesi Rey Manaj në minutën e 15-të, duke përfituar nga një gabim në mbrojtjen kundërshtare. Ky shënim ishte goli i katërt për Manajn këtë sezon në Ligën e Kombeve. /Indeksonline/