Leonardo DiCaprio feston 52-vjetorin me një festë madhështore në Hollywood; zbulohen emrat e të ftuarve
Leonardo DiCaprio, aktori fitues i çmimit Oscar, ka festuar ditëlindjen e tij të 52-të me një festë madhështore, ku nuk munguan personalitete të shumta të botës së filmit dhe muzikës.
Ngjarja ekskluzive u zhvillua të shtunën në mbrëmje, më 14 nëntor, në një rezidencë private në Los Anxhelos. Edhe pse data zyrtare e lindjes së DiCaprios ishte më herët gjatë javës, konkretisht të mërkurën, më 11 nëntor, festimet u mbajtën disa ditë më pas.
Lista e të ftuarve ishte e gjatë dhe plot me emra të njohur. Ndër ta u vunë re miqtë e tij të hershëm si Tobey Maguire, Jonah Hill dhe Orlando Bloom. Gjithashtu, të pranishëm ishin edhe emra të tjerë të shquar si Al Pacino me partneren Noor Alfallah, Cara Delevingne, Ice Spice, Elizabeth Banks, 50 Cent, Emile Hirsch, Alexander Skarsgård, Casey Affleck me të dashurën Caylee Cowan, si dhe babai i aktorit, George DiCaprio.
Festa, e cila ka tërhequr vëmendjen e mediave rozë, u cilësua si një nga ngjarjet më të komentuara të fundjavës në Hollywood.
