**Gucati: Nuk jemi optimistë për vendimin e sotëm në Hagë**
Hysni Gucati, kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), ka deklaruar për RTV21 se nuk është optimist lidhur me vendimin e Gjykatës Speciale që pritet të merret sot, megjithatë shpreh shpresën që të akuzuarit të shpallen të pafajshëm.
Gucati theksoi se pret që gjykata të bazohet në prova dhe dëshmi, e jo të marrë vendime të nxituara.
“Ne, nga kjo Gjykatë, gjyqtarë, nuk jemi optimistë. Megjithatë, duhet të themi se shpresojmë që të akuzuarit të dalin të pafajshëm dhe që gjykata sot të marrë një vendim pozitiv. Pas vendimit të parë, kemi humbur të gjitha shpresat dhe nuk presim mrekulli të mëdha nga kjo Gjykatë. Sidoqoftë, dua të besoj se ajo duhet t’u referohet provave dhe dëshmitarëve, dhe jo të marrë vendime ad hoc,” deklaroi ai.
