Sasa flet për marrëdhënien me Klodianin pas “Big Brother”

Ish-banorja e “Big Brother”, Sasa, ka tërhequr vëmendjen me një postim të fundit në rrjetet sociale, ku shfaqet pranë Klodian Mihajt.

E pyetur nëse kishte gjetur një vëlla brenda shtëpisë së “Big Brother” dhe pse pikërisht Klodianin, Sasa ka dhënë një përgjigje të qartë.

Ajo shprehet se është me fat që ka një vëlla të vogël dhe se raporti i tyre nuk ka ndryshuar aspak, edhe pas përfundimit të përvojës në “Big Brother”.

“Jam me fat që kam edhe një vëlla të vogël dhe raporti ynë nuk ka ndryshuar aspak as pas ‘Big Brother’-it”, ka theksuar Sasa, duke shtuar se nuk mund të harrojë as Ibron.

Ky dedikim tregon se miqësitë e krijuara gjatë aventurës televizive vazhdojnë edhe jashtë shtëpisë. Burimi: Indeksonline