Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka arritur tashmë në shtëpinë e tij në Prishtinë. Ardhja e tij vjen pas aprovimit të Gjykatës Speciale të Hagës për një vizitë humanitare në Kosovë. Mësohet se arsyeja e kësaj vizite është gjendja e rënduar shëndetësore e bashkëshortes së tij. Zona rreth shtëpisë së Krasniqit është rrethuar nga forca të shumta policore të EULEX-it dhe Policisë së Kosovës.