Policia e Kosovës ka arrestuar personin e dyshuar për vrasjen e S. Dakës në Suharekë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Ndërkohë, burime jozyrtare bëjnë me dije se personi i dyshuar për këtë vepër penale është Rrahman Hoti.

Në pamjet e siguruara shihet i dyshuari duke dalë nga automjeti, pak momente para se të qëllonte për vdekje viktimën, dhe më pas duke u rikthyer sërish në të.

Dyshohet se ngjarja tragjike ka nisur pas një konflikti në një parking. Rrethanat e plota dhe motivet që çuan në këtë incident fatal mbeten ende për t’u zbardhur nga organet e hetuesisë.