Jakup Krasniqi u largua nga shtëpia e tij në Prishtinë, duke përmbyllur vizitën katërditore, për t’u rikthyer në Hagë. Përshëndetja me familjarët u zhvillua në një atmosferë emocionale, e shoqëruar me lot dhe përqafime. Djali i tij, deputeti Altin Krasniqi, ishte i fundit që e përshëndeti pranë derës së shtëpisë. Anëtarët e tjerë të familjes e përcjellën nga ballkoni, prej ku e kishin pritur për ditë me radhë.
