Kërcënoi me vdekje ish-partneren dhe familjen, i dyshuari në arrati
Një rast i dhunës në familje është raportuar mbrëmjen e së shtunës në Prishtinë.
Sipas raportit policor, një grua ka deklaruar se ish-partneri i saj dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj, duke e kërcënuar më pas me vdekje, atë dhe familjen e saj.
Rasti është raportuar më 21 nëntor, rreth orës 18:59.
I dyshuari nuk është vënë ende në kontakt me organet e rendit dhe aktualisht ndodhet në arrati.
Për rastin është njoftuar prokurori, ndërsa policia bën të ditur se hetimet vazhdojnë.
