Mauricio Pochettino ka kundërshtuar vendimin e gjyqtarit për ta ndëshkuar me karton të kuq Leny Yoron, pas një episodi që, sipas tij, nuk ishte i qëllimshëm.
Trajneri i Manchester Unitedit theksoi se mbrojtësi francez nuk kishte synuar të ndërhynte ndaj Alexander Isakut, duke argumentuar se topi ishte i destinuar për portierin, shkruan Indeksonline
“Topi ishte për portierin. Nëse e rishikoni aksionin përmes VAR-it, mund ta shihni qartë se ai nuk kishte asnjë qëllim të kontaktonte me Isakun”, u shpreh Pochettino.
Ai shtoi se situata ishte e pazakontë dhe se, sipas tij, kushdo që e njeh futbollin mund ta kuptojë se ndërhyrja nuk ishte e qëllimshme.
Ndërkohë, Pochettino kërkoi që vëmendja të përqendrohet te ndeshja e fundit, duke mos dashur të marrë përgjegjësi për ngjarjet e së kaluarës.
“Unë marr përgjegjësi vetëm për golat që pësuam sot, duke luajtur me dhjetë futbollistë. Duhet të vendosni kontekstin dhe rrethanat kur bëni pyetjet”, deklaroi ai.
Përkundër humbjes së rëndë, trajneri u shpreh optimist për të ardhmen, duke theksuar se skuadra kishte pësuar vetëm një humbje dhe se një rezultat i tillë nuk do të përsëritej.
Liverpooli triumfoi me rezultat 4:0 ndaj Manchester Unitedit në Premier League, në ndeshjen që shënoi debutimin e Pochettinos në krye të “Djajve të Kuq”./Indeksonline/
