Më 21 dhe 22 nëntor 2026, Ministria e Drejtësisë organizoi dhe mbajti pjesën me shkrim të Provimit të Jurisprudencës, të cilës iu nënshtruan gjithsej 849 kandidatë që kanë plotësuar kriteret e përcaktuara për dhënien e këtij provimi.
Sipas njoftimit të Ministrisë, i gjithë procesi i testimit me shkrim u zhvillua pa ndonjë parregullsi dhe në përputhje me procedurat e përcaktuara me Ligjin për Provimin e Jurisprudencës, transmeton IndeksOnline.
Gjatë ditëve në vijim, Komisioni përkatës pritet të bëjë vlerësimin dhe të shpallë listën e rezultateve të provimit me shkrim.
