**Grupi Parlamentar i PS-së Miraton Përjashtimin e Elisa Spiropalit, Dy Deputetë Abstenuan**
Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka votuar sot për përjashtimin e deputetes Elisa Spiropali nga radhët e tij. Gjatë procesit të votimit, deputetët Bledi Çuçi dhe Erion Braçe abstenuan.
Ky vendim vjen pasi Spiropali ishte përjashtuar më herët nga të gjitha forumet drejtuese të PS-së, pas Asamblesë së mbajtur në Gjirin e Lalzit.
Përjashtimi pasoi kritikat e vazhdueshme të Spiropalit ndaj mënyrës së drejtimit të Partisë Socialiste dhe qeverisë, ku ajo ka kërkuar ndryshime thelbësore të modelit ekzistues.
Vetë Elisa Spiropali nuk ishte e pranishme në mbledhjen ku u mor ky vendim.
