Jeton Sylaj, ish-bashkëshorti i Arlinda Zekajt, dërgohet në Gjykatën e Pejës nën përcjelljen e Njësisë Speciale

Jeton Sylaj, ish-bashkëshorti i Arlinda Zekajt, është dërguar ditën e sotme në Gjykatën Themelore në Pejë. Ai po shoqërohet nga pjesëtarë të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës.

Seanca fillestare e procesit gjyqësor ndaj tij, ku akuzohet për kanosje, është caktuar të mbahet në orën 13:00.

Më herët, Gjykata Themelore në Pejë kishte njoftuar se seanca e caktuar për datën 12 nëntor ishte shtyrë. Kjo kërkesë ishte bërë nga avokati Besnik Berisha, përfaqësues i autorizuar i palës së dëmtuar, i cili kishte deklaruar pamundësinë e tij për të marrë pjesë.

Pas shqyrtimit të kërkesës dhe konsultimit me palët e pranishme, gjykata kishte miratuar shtyrjen e seancës.