**Hykmete Bajrami ngre pikëpyetje pas publikimit të arritjeve të Qeverisë Kurti**

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, i është përgjigjur Kryeministrit Albin Kurti pas publikimit të listës me arritjet kryesore të Qeverisë së tij për mandatin 2021-2026.

Bajrami ka shtruar disa pyetje në lidhje me zotimet e bëra nga Kurti, duke përmendur ndërtimin e çerdheve dhe përfundimin e rrugëve nacionale.

«A do të kishte raportuar ai se ka realizuar edhe zotime si bashkimi kombëtar, hekurudhat, digat dhe kërkimfaljen nga Serbia?», shkruan Bajrami.