Valdeti dhe Valdrina, çaste relaksi dhe afërsie në vaskën e Big Brother VIP Kosova 5

Çifti Valdet dhe Valdrina kanë shijuar momente relaksi së bashku brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova 5”.

Dyshja ka shfrytëzuar kohën larg banorëve të tjerë, duke u relaksuar në një vaskë të ngrohtë me shkumë dhe duke ndarë çaste të afërta.

Valdrina iu bashkua bashkëshortit të saj, Valdetit, në këtë eksperiencë televizive të hënën, pasi ai kishte vijuar garën individualisht deri në atë moment.

Tashmë, çifti, i njohur edhe për praninë e tyre aktive në rrjetet sociale, do të përballet së bashku me sfidat dhe dinamikat e lojës, meqenëse në “Big Brother VIP Kosova 5” ata konsiderohen si një konkurrent i vetëm.