“Ai ishte i fiksuar pas meje” – Nora zbulon detaje nga lidhja e fshehtë me ish-partnerin
Këngëtarja Nora Istrefi ka dhënë detaje nga një lidhje e fshehtë me ish-partnerin, gjatë një bisede me Arlindën, duke deklaruar se ai kishte qenë “i fiksuar pas saj”. Marrëdhënia, sipas këngëtares, zgjati nëntë muaj dhe u mbajt e fshehtë gjatë periudhës kur punonin bashkë.
Ajo pohoi se ish-partneri i saj kishte qenë tepër i fiksuar pas saj, por njëkohësisht nuk kishte qenë i sinqertë në marrëdhëniet me gra të tjera, duke i tradhtuar ato.
“Ai ishte i fiksuar pas meje. Me asnjë grua nuk ka qenë i sinqertë; çdo grua e ka tradhtuar. Ne e kemi mbajtur lidhjen të fshehtë për nëntë muaj,” ka theksuar Nora.
