**Musliu-Shoshi kërkon vlerësim buxhetor për çdo amendament, pavarësisht miratimit**
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi, ka theksuar nevojën për vlerësimin e kostos buxhetore për çdo amendament të propozuar, pavarësisht nëse ai merr apo jo miratimin e komisionit përkatës.
“Nuk kemi asnjë qëllim dashakeqës, por, duke qenë se këto amendamente shqyrtohen në komisionin tonë, mendoj se duhet të ketë një vlerësim për secilin amendament lidhur me kostot buxhetore që mbart. Kjo është e rëndësishme pavarësisht nëse amendamenti miratohet apo jo nga komisioni, pasi ne nuk mund të parashikojmë se si do të procedohet me to në seancën plenare,” ka shpjeguar Musliu-Shoshi.
