**Shkup: Rast i rëndë i shfrytëzimit seksual të të miturit nga institucioni i fëmijëve**

Një rast i rëndë i shfrytëzimit seksual është raportuar në Shkup, ku një i mitur, banor i një institucioni për përkujdesjen e fëmijëve, dyshohet se është shfrytëzuar seksualisht nga persona të rritur.

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka bërë të ditur se i mituri ishte larguar paraprakisht nga institucioni, përpara se rasti të denoncohej në polici.

Nga MPB-ja bëjnë me dije se rasti është denoncuar pasditen e djeshme. “Dje, në orën 14:10, në SPB Shkup, nga një institucion publik për përkujdesjen e fëmijëve u raportua se një i mitur, i cili paraprakisht ishte larguar nga institucioni, sipas denoncimit, në një banesë kishte kryer marrëdhënie seksuale me persona të rritur. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit”, thuhet në njoftimin e tyre.