**Dita e Forcës: FSK-ja prezanton armatimin dhe pajisjet në kazermën “Adem Jashari”**
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka prezantuar para qytetarëve armatimin, pajisjet dhe kapacitetet e saj, në kuadër të aktiviteteve shënuese për Ditën e Forcës, raporton Ekonomia Online.
Në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, qytetarë dhe një numër i madh nxënësish patën mundësinë të shohin nga afër mjetet ushtarake të FSK-së, si dhe të njihen me punën dhe angazhimin e pjesëtarëve të saj.
Ky aktivitet, i njohur si “Dita e Hapur”, po zhvillohet në të gjitha kazermat e FSK-së në vend, përfshirë Ferizaj, Gjakovë, Gjilan, Istog, Mitrovicë, Pomozotin, Prishtinë dhe Prizren.
Ceremonia qendrore zyrtare për shënimin e Ditës së Forcës pritet të mbahet në orën 11:00, në Kazermën “Adem Jashari”, në prani të udhëheqësve të lartë shtetërorë dhe mysafirëve të ftuar.
