**Marta Kos paralajmëron vizitë në Kosovë: Do të diskutojmë si të sigurojmë më shumë fonde nga BE**
Komisionerja Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka njoftuar se planifikon një vizitë në Kosovë gjatë muajit dhjetor. Këtë deklaratë, ajo ia adresoi kryeministrit Albin Kurti, gjatë fjalimit të saj në Samitin e Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes, që po mbahet në Tiranë. Qëllimi i vizitës së Kos, raporton Ekonomia Online, është diskutimi i mënyrave sesi Kosova mund të përfitojë më shumë fonde nga Bashkimi Evropian.
“Në Kosovë, i dashur Albin,” citohet të ketë thënë Kos, “qeveria e re është një mundësi për të pasur një fokus të ri për rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së. Është një mundësi për të arritur reformat që parashikohen nga Plani i Rritjes dhe për të marrë më shumë fonde. Me shumë kënaqësi do të vij në Kosovë në fillim të dhjetorit, për të parë se si mund ta çojmë më tej dhe ta thellojmë këtë proces.”
