Simeone i përgjigjet Yamalit: Do t’i vendosim katër ose gjashtë lojtarë kundër tij
Në prag të superndeshjes spanjolle në Ligën e Kampionëve, ku pritet të ketë emocione të forta, Atletico Madrid do të presë Barcelonën në stadiumin ‘Metropolitano’ për ndeshjen e kthimit.
Një ditë më parë, talenti i Barcelonës, Lamine Yamal, i bëri një kërkesë të veçantë trajnerit të Atleticos, Diego Simeone, duke i kërkuar një duel ‘një kundër një’ me një lojtar të tijin. Kjo kërkesë nxiti përgjigjen e Simeones:
“Lamine kërkoi një kundër një? Mendoj se do të vendosim katër ose gjashtë lojtarë kundër tij…”, deklaroi Simeone.
