Cesc Fabregas habit me deklaratën: “Nuk e di në çfarë pozicioni jemi në kampionat…”
Trajneri i Como-s, Cesc Fabregas, ka dhënë një deklaratë të papritur lidhur me renditjen e skuadrës në Serie A.
I pyetur nga gazetarët mbi mundësitë e skuadrës së tij për të siguruar një vend në Champions League, ish-mesfushori i Chelseat u përgjigj:
“Nuk e di në çfarë pozicioni jemi në tabelën e renditjes, sepse nuk e kam shikuar që prej fillimit të sezonit,” u shpreh Fabregas.
Aktualisht, skuadra e Como-s ka grumbulluar 58 pikë në 32 ndeshje dhe ndodhet në vendin e pestë në klasifikim.
