Shtyhet seanca gjyqësore për Erion Veliajn

Seanca gjyqësore kundër kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, e cila ishte parashikuar të zhvillohej sot, është shtyrë.

Sipas burimeve të Euronews, Drejtoria e Burgjeve është urdhëruar të informojë gjykatën lidhur me arsyet e mosnjoftimit të të pandehurit Erion Veliaj për seancën e sotme.

Seanca e radhës është caktuar të mbahet më 27 prill, në orën 12:00.

Veliaj përballet me akuzat për korrupsion pasiv në nëntë raste, pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe shpërdorim detyre.