Reperi Gashi, imazhe të reja me të fejuarën
Reperi Labinot Gashi, i njohur ndërkombëtarisht si Gashi, ka publikuar së fundmi disa fotografi me të fejuarën e tij.
Ky veprim vjen disa javë pasi artisti 36-vjeçar bëri publike fejesën, raporton IndeksOnline.
Që prej asaj kohe, ai ka qenë aktiv në ndarjen e momenteve me partneren, imazhe të cilat shpesh shfaqin puthje, lule dhe unazën e fejesës.
Reperi i njohur shoqëroi fotografitë me një mbishkrim falënderues.
“Shumë gjëra po ndodhin në jetën time. Faleminderit Zot”, shkroi ai.
Burimi: IndeksOnline
