Aksident fatal në Klinë: Humb jetën shoferi i traktorit
Një aksident tragjik ka ndodhur sot në fshatin Leskoc të Klinës, ku një traktor është rrokullisur në rrethana ende të paqarta.
Si pasojë e këtij aksidenti, ka humbur jetën shoferi i mjetit, i identifikuar si Gjon Dodaj, 57 vjeç. Lajmin e ka bërë të ditur portali Klina.info, duke u bazuar në informacione paraprake.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë ekipet e shërbimeve emergjente dhe Policia e Kosovës, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të këtij incidenti fatal.
