Gazetari Parim Olluri: Abdixhiku nuk po ushtron opozitarizëm ndaj Kurtit, ndoshta nga respekti i tepruar

Gazetari Parim Olluri deklaroi në emisionin “Pressing” të T7 se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, nuk po ushtron opozitarizëm ndaj kryeministrit Albin Kurti.

Sipas Ollurit, kjo mund të ndodhë sepse Abdixhiku beson se Kurti është meritor për postin e kryeministrit dhe se ka një respekt të theksuar ndaj tij.

“Problemi i Abdixhikut është që, pas një date të caktuar (13.8), ai duhet zyrtarisht të kundërshtojë Kurtin, por nuk ka asnjë veprim politik që tregon një kundërshtim të tillë. Ndoshta mendon se Kurti është meritor për të qenë kryeministër dhe ka një respekt të tepruar për të, prandaj mungon opozitarizmi. Gjithashtu, ndoshta ai nuk beson në mundësinë për të fituar 20 apo 25% me Vjosa Osmanin,” theksoi Olluri.