Kylian Mbappe po kalon një kohë jo të mirë në këtë sezon.
E gjithë kjo vjen me eliminimin e fundit nga Bayern Munichu, në çerekfinale të Ligës së Kampionëve duke e shtyrë edhe më gjatë synimin e francezit.
Pas këtij eliminimi, Mbappe motivoi tifozët duke thënë se nuk do të dorëzohen kurrë.
“Duhet ta shqyrtojmë veten mirë për të shmangur përsëri këtë lloj zhgënjimi. Nuk do të dorëzohemi kurrë! Në Madrid, dështimi nuk ka qenë kurrë dhe nuk do të jetë kurrë një opsion”, u shpreh Mbappe.
Reali, mund të rrezikojë të mbes pa trofe për të dytin sezon radhazi, pasi në garën e mbetur të tyre në La Liga ata janë 9 pikë larg liderit dhe kampionit në fuqi, Barcelonës./IndeksOnline/
