Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Negroc të Drenasit të enjten janë gjetur eshtra që dyshohet se i përkasin së paku një personi të zhdukur gjatë luftës.

“Me datën 16.04.2026 nga njësitë përkatëse është realizuar veprimi hetimor i gërmimit/eksumimit në lokacionin e varrezave të dëshmorëve në fshatin e lartcekur, aty janë hasur eshtra që dyshohet se i përkasin së paku një personi, i cili dyshohet se ishte zhdukur gjatë periudhës së luftës 1998–1999”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Mbetjet e eshtrave thuhet se janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim mjeko-ligjor.