Superliga e Kosovës: Dy duele kyçe hapin javën e 29-të
Sot do të nisë java e 29-të e Superligës së Kosovës në futboll, me dy përballje kyçe të programuara gjatë ditës.
Në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, do të zhvillohet derbi emocional mes Llapit dhe Prishtinës. Ekipi i Llapit lufton për mbijetesë, duke mbajtur vendin e shtatë me 32 pikë, ndërsa Prishtina renditet e treta me 43 pikë.
Përballja tjetër, gjithashtu me rëndësi të madhe për mbijetesën në elitën e futbollit kosovar, do të luhet mes Ferizajt dhe Prishtinës së Re. Ferizaji renditet në vendin e tetë me 32 pikë, vetëm pesë pikë më shumë se Prishtina e Re, e cila mban pozicionin e fundit në tabelë me 27 pikë.
