Ish-Presidenti amerikan, Donald Trump, ka reaguar sërish në platformën e tij sociale Truth Social, duke paralajmëruar Iranin se “ora po ecën”.
Ai ka mohuar raportet mediatike, të cilat sugjerojnë se është “i shqetësuar” për t’i dhënë fund një konflikti, raportoi BBC, transmeton Gazeta Express.
“Unë kam gjithë kohën e botës, por jo Irani – Ora po ecën!”, ka shkruar Trump.
Më tej, ai ka shtuar: “Një marrëveshje do të arrihet vetëm kur të jetë e përshtatshme dhe në interesin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, aleatëve tanë dhe, në fakt, për pjesën tjetër të botës.”
