Cesc Fabregas i mbyll derën Chelsea-t: Do të ishte budallallëk të mendoja për këtë tani

Cesc Fabregas i ka dhënë fund spekulimeve për një rikthim të mundshëm te Chelsea, këtë herë në rolin e trajnerit. Spanjolli 38-vjeçar, i cili aktualisht drejton klubin italian Como, e theksoi qartë qëndrimin e tij.

“Nuk ka asgjë për të thënë për këtë; do të ishte budallallëk të mendoja për këtë tani. Fokusi im është te ndeshja e ardhshme kundër Genoas. As nuk pashë ndonjë citat nga presidenti ynë. Besoj se do të vazhdoj kapitullin tim si trajner i Comos. Le të fokusohemi te ndeshjet e ardhshme,” deklaroi Fabregas.