**Shqiptar Demaçi për Presidentin: Kush nuk bën kompromis, ka interesa vetjake kokëforta**

Shqiptar Demaçi, djali i ikonës së rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, ka shprehur qëndrimin e tij mbi ngërçin politik në vend lidhur me procesin e zgjedhjes së presidentit të ri, raporton Express.

Ai thekson se secila palë duhet të tregojë fleksibilitet dhe të bëjë lëshime për të arritur një kompromis, me qëllim shmangien e zgjedhjeve të parakohshme.

Sipas Demaçit, ai që refuzon të veprojë në këtë mënyrë, e bën me qëllim dhe se gjendja aktuale i konvenon.

“Politika është matematikë e saktë si çdo fenomen e proces në natyrë. Mirëpo nuk bën me këmbëngulë me pasë ‘aq shumë të drejtë’ në këtë situatë, por duhet k o m p r o m i s, ku secila palë negociatore lëshon pak pe dhe gjindet një zgjidhje (për të mos shkuar në zgjedhje)! Këtu është e qartë një gjë: kush nuk bën kompromis, atë e bën me qëllim, pra i konvenon kjo gjendje (për nevoja të veta kokëforta që ‘ai ka të drejtë’)! Me nderime!”, ka shkruar Demaçi.