**Murati: Opozita ka mundësinë të bllokojë zgjedhjen e Presidentit**
Ministri i Financave, Hekuran Murati, gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, ka adresuar çështjen e zgjedhjes së Presidentit, raporton Ekonomia Online.
Murati theksoi se opozita ka mundësinë të pengojë procesin e zgjedhjeve.
“Prandaj, edhe një herë ju lutem që ta mbështesni këtë pako, në mënyrë që të përmbyllet çështja e zgjedhjeve, për të cilat qëndrimi ynë ka qenë gjithmonë në favor të shkuarjes drejt tyre,” tha ai. Murati shtoi se sot, çdo proces zgjedhor mund të parandalohet nga të gjithë deputetët.
Ai vuri në dukje se Lëvizja Vetëvendosje ka paraqitur një ofertë konkrete lidhur me zgjedhjen e Presidentit, duke propozuar që opozita të jetë e pranishme me tre emra në takimet përkatëse dhe kjo çështje të zgjidhet pa vonesë, sot. “Nuk ka nevojë as të diskutohet më çështja e zgjedhjeve,” përfundoi Murati.
