Besnik Tahiri (AAK): Përdorimi i parasë publike kundër opozitës është krim institucional
Kryetari i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka theksuar se veprimet e fundit të qeverisë dhe përpjekjet për miratimin e ligjeve të caktuara në Kuvend, kanë për qëllim përdorimin e parasë publike kundër kundërshtarëve politikë, veçanërisht në prag të zgjedhjeve.
Tahiri ka shtuar se një qasje e tillë është e padrejtë dhe jodemokratike.
Në fjalën e tij, ai ka qenë i prerë: “Siç po shihet, zgjedhja e presidentit nuk ka një rrugë të qëndrueshme. Mos e përdorni paranë publike dhe sistemin shtetëror në fushatën zgjedhore kundër kundërshtarëve politikë. Një veprim i tillë është i padrejtë dhe jodemokratik. Ky është një krim institucional.”
