**Besian Mustafa (LDK) kundërshton anashkalimin e procedurave për Ligjin e Buxhetit**

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka theksuar se partia e tij kundërshton përshpejtimin ose anashkalimin e procedurave për miratimin e Ligjit të Buxhetit.

Sipas Mustafës, ky ligj ka rëndësi thelbësore për vendin dhe duhet të trajtohet me kujdesin më të madh institucional.

“Ligji i Buxhetit është i rëndësisë jetike dhe si i tillë parashikon procedura të rrepta. LDK-ja do të votojë kundër çdo përpjekjeje për përshpejtim ose anashkalim të tyre,” theksoi ai.