**Trump Anulon Dërgimin e Emisarëve në Pakistan: “Ne i Kemi Letrat në Dorë”**

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi anulimin e dërgimit të të dërguarve të tij, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, në Pakistan. Ky mision ishte planifikuar për të zhvilluar bisedime me palën iraniane.

Mediat ndërkombëtare, duke përfshirë SkyNews, raportojnë se delegacioni iranian është larguar tashmë nga Islamabadi, pas takimeve me zyrtarë pakistanezë.

Trump, duke iu drejtuar Witkoff dhe Kushner, deklaroi: “Nuk do të bëni një fluturim 18-orësh për të shkuar atje, ne i kemi të gjitha letrat në dorë.” Ai vijoi: “Ata mund të na telefonojnë sa herë të duan, por ju nuk do të bëni më fluturime 18-orëshe për t’u ulur e për të folur për asgjë.”

Kjo vjen pas një deklarate të djeshme nga zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, e cila kishte njoftuar se të dërguarit amerikanë, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, do të udhëtonin sot drejt Pakistanit me synimin “për të dëgjuar iranianët.”