Arsenali ka arritur t’i rikthehet fitoreve në Premierligë.

“Topçinjtë”, mposhtën me vështirësi Newcastlen me rezultat minimal 1-0, duke mos u dorëzuar në garën për titull.

Golin e vetëm e shënoi Eberechi Eze, në minutën e 10-të.

Arsenali, me këtë fitore kthehet përkohësisht në krye të Premierligës me 73 pikë./IndeksOnline/