Real Madridi aktivizon klauzolën e riblerjes për Nico Paz
Real Madridi ka vënë në lëvizje planet për transferimin e parë të verës, duke aktivizuar klauzolën e riblerjes për talentin argjentinas, Nico Paz. Ky i fundit ka shkëlqyer këtë sezon me Comon, duke ndihmuar skuadrën italiane të ngjitet në Serie A.
Sipas raportimeve të gazetës spanjolle “AS”, drejtuesit e klubit mbretëror tashmë e kanë njoftuar Comon për vendimin e tyre për të ushtruar të drejtën e riblerjes së argjentinasit, për shumën e 9 milionë eurove.
Gjatë sezonit të kaluar me Comon në Serie B, Paz zhvilloi 37 paraqitje, duke shënuar 13 gola dhe duke dhënë 8 asistime, duke dëshmuar potencialin e tij të madh.
