Atletico i rikthehet fitores në La Liga pas një muaji
Atletico Madrid ka shënuar më në fund një fitore në La Liga pas një thatësire njëmujore, duke mposhtur Athletic Bilbaon me rezultatin 3-2.
Kjo fitore i jep fund ecurisë negative të skuadrës. Golat për ‘Los Colchoneros’ u realizuan nga Antoine Griezmann dhe Alexander Sorloth (dy herë), ndërsa për mysafirët shënuan Paredes dhe Guruzeta.
Me këtë rezultat, Atletico mban vendin e katërt në tabelën e klasifikimit me 60 pikë. Së shpejti, ekipin e pret një përballje e rëndësishme në Ligën e Kampionëve kundër Arsenalit.
