Reagimi i Vesa Lumës për largimin e Stenaldos nga Big Brother VIP: “Nuk jemi ende gati si shoqëri”
Këngëtarja Vesa Luma ka shprehur reagimin e saj në rrjetet sociale pas eliminimit të Stenaldo Mëhillit nga Big Brother VIP Albania. Mesazhi i saj ka tërhequr vëmendje të madhe dhe ka prekur ndjekësit.
Në postimin e saj, artistja shprehet se do të dëshironte ta shihte Stenaldon si fitues të këtij edicioni, duke e cilësuar praninë e tij si shumë të rëndësishme për shoqërinë. Ajo shkruan: “Paska ik Stenaldo nga Big Brother. Shumë do doja të ishte fitues këtë vit. E kemi pasur shumë të nevojshme si shoqëri, por s’jemi ende gati si duket.” Me këtë frazë, ajo nënkupton se mesazhi që Stenaldo përçonte nuk u vlerësua sa duhet nga publiku.
Gjithashtu, Luma ka vlerësuar rolin e produksionit, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes së figurave frymëzuese në ekran. Ajo ka përgëzuar Top Channel për mundësinë që i dha publikut të njihte historinë dhe forcën e Stenaldos. Këngëtarja shton: “Një bravo të madhe Top Channel, që përmes një personazhi si Stenaldo, na dha mundësinë të shohim se si vullneti dhe dëshira për jetën tejkalon çdo gjë.”
Reagimi i saj ka gjetur jehonë të gjerë në rrjetet sociale, ku fansat e kanë cilësuar mesazhin si të ndjerë dhe mbështetës. Shumë ndjekës kanë shprehur dakordësinë e tyre, duke vlerësuar ndikimin pozitiv që Stenaldo pati gjatë qëndrimit të tij në shtëpi.
