Presidentja Vjosa Osmani ka ndarë fotografi nga një vizitë e saj në fshatin Dumnicë të Podujevës. Përmes një postimi në platformën Facebook, ajo theksoi mikpritjen e veçantë që i është bërë, si dhe bashkëbisedimin e sinqertë me banorët. “Në Dumnicë, mikpritje e veçantë si çdoherë. Falënderoj nga zemra të gjithë për bashkëbisedimin e sinqertë”, shkroi Presidentja Osmani.
